Girls in ICT Day
- Erisa Pajova
- May 8
- 1 min read
Updated: May 27
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), nxënëset e shkollës Profesionale Elbasan prezantuan me krenari një projekt praktik në kabinetin e informatikës: Demonstrimi i Lidhjes së një Rrjeti Kompjuterik.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrëset treguan në mënyrë të qartë dhe interaktive se si ndërtohet dhe konfigurohet një rrjet bazë lokal (LAN), duke përfshirë pajisje si switch, kabllo Ethernet, kompjuterë dhe printerë. Ky demonstrim pati për qëllim rritjen e interesit të vajzave për teknologjinë dhe fuqizimin e tyre në fushat teknike dhe praktike të IT-së.

Ky projekt ishte një shembull i shkëlqyer i potencialit, kreativitetit dhe bashkëpunimit të vajzave në teknologji – një hap i vogël drejt një të ardhmeje më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në industrinë TIK.



Comments